E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama prezanton projektin (VIDEO)
Politikë

Rama prezanton projektin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një video me të cilën sqaron se është nisur puna për monitorimin e vijës bregdetare në mënyrë dixhitale.

Kryeministri thotë se pasqyrimi dixhital i bregdetit shqiptar do të shërbejë, për parandalimin e abuzimeve dhe për t’iu shërbyer në mënyrë më efikase qytetarëve.

Rama thekson se synohet që të monitorohet në 24 orë vija bregdetare përgjatë gjithë shtrirjes saj.

Reagimi i plotë:

me qëllim që gjithë vija bregdetare të mund të monitorohet në 24 orë. Kreu i qeverisë thekson se kjo është mënyra për të ndaluar abuzimet dhe për t’iu shërbyer sa më mirë qytetarëve.

KA NiSUR PUNA… për Vijën Bregdetare 2020

12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare🌊

Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura😁

Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes⛱

#ShqipëriaqëDuam☀🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.