Reagon Lleshaj pas operacionit : Ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi pas operacionit të gjerë anti kanabis në malet e Krujës, duke theksuar se historia e kësaj bime narkotike në Shqipëria ka mbaruar.
Ministri Lleshaj në twitter:
Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.
Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat evropiane. Jo kanabisi!
Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



