E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Tiranës  lë në burg 2 nga 8 të arrestuarit për falsifikimin e biletave
Lajme

Gjykata e Tiranës lë në burg 2 nga 8 të arrestuarit për falsifikimin e biletave

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 nga 8 të arrestuarit për falsifikimin e biletave të urbanëve. Konkretisht në burg mbeti Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka. Ndërkohë, në arrest shtëpie u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi. Detyrim paraqitje u lanë Erisa Vora dhe Albana Vrapi.

Gjatë seancës të arrestuarit kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se nuk kanë pasur dijeni për përdorimin e biletave false. Ndërkohë, Ibrahimi, të cilit edhe u gjetën 105 mijë bileta false në makinë, ka pretenduar se ato ishin të vjetra dhe kanë dalë nga përdorimi.

Prokurorja kërkoi në seanca caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 7 të arrestuar dhe “Detyrim paraqitje” për një tjetër. Sipas Prokurorisë, kompanitë e transportit publik, fusnin në përdorim bileta false që të fitonin nga shitjet.

Konstatimin e biletave false e ka bërë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, më pas agjentë të tatimeve gjatë kontrolleve kanë sekuestruar bileta që kanë rezultuar se nuk ishin të prodhuara nga kjo shtypshkronje duke bërë kallëzim në Polici.

Pas nisjes së hetimeve, janë marrë një sërë dëshmish për të arritur te personat përgjegjës në bazë të detyrës që kanë pasur në kompani.

Ndërkohë, nga interceptimi i telefonave, hetuesit kanë konstatuar se administratori Ferdinand Ibrahimi, i ka kërkuar djalit të tij që të zhduk disa dokumente në makinën qe kishin para shtëpisë.

Nga kontrolli është konstatuar një sasi prej 105 mijë bileta që nga ekspertimi janë të falsifikuara. Sipas prokurorisë, nga hetimi, gjithashtu është konstatuar se për të fshehur falsifikimin, kompanitë bënin dublim të biletave, duke i vendosur të njëjtin numër serie si origjinali.

TË ARRESTUAR

1. Ferdinand Ibrahimi, 60 vjeç, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës
2. Anastas Ibrahimi, 20 vjeç, djali i Ferdinandit, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale (biletat), në tentativë për t’i asgjësuar
3. Fatos Vrapi, 60 vjeç, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit “Alba Trans”
4. Albana Vrapi, 51 vjeçe, bashkëshortja e Fatosit, administratore dhe ortake (të dy janë bashkëpronarë të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës)
5. Evisa Vora, 33 vjeçe, ka në pronësi linjën e Porcelanit, me detyrë administratore
6. Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, dispeçer i një linje autobusësh
7. Aldi Duka, 39 vjeç, me detyre dispeçer i një linje autobusësh
8. Klodiana Qato, 42 vjeçe, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusësh

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.