E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helm me urdhër të Peleshit, mjekët: “Silikon Mix” shkakton deformim në ADN
Lajme

Helm me urdhër të Peleshit, mjekët: “Silikon Mix” shkakton deformim në ADN

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi për të hedhur në treg 4600 litra helm me emrin “Silikon Mix” dha këtë urdhër.

Me rihedhjen në treg të kimikatit “Silikon Mix”, Niko Peleshi ka sjellë jo pak probleme shëndetësore për konsumatorin shqiptarë. Sipas toksikologut Zihni Sulaj, insekticidi “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

“Është një përzierje e kimikateve bashkë me shumë metale, por ingredienti aktiv është silici (SI). Është një mikroelement, i cili po të merret përmes ushqimeve depërton në inde, sidomos në indin pulmunar të mushkërive. Por gjithashtu mund të depërtojë edhe në indin inspecial të shumë organeve të tjera. Duke u depozituar aty mund të bëhet shkak për reaksione hiperaktive. I cili në një moment të caktuar lejon rrethanat mund të prekë ADN-nën dhe ARN-nën dhe kjo të çon në degjenerim të proteinave dhe ndonjëherë bëhet bazë edhe për procese malformuese, keqformuese deri në kancer”, ka thënë toksikologu Zihni Sulaj.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, urdhri i Niko Peleshit është i paligjshëm. Me këtë veprim ish-ministri i bujqësisë, Niko Peleshi, nuk ka shkelur vetëm ligjin, por vlerat morale dhe mbi të gjitha ato humane.

Rudina Muça/TCh

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.