EMRAT/ Vrasja e 21 vjeçarit në Bulqizë, Çfarë ndodhi para krimit, autori…
Një i ri ka humbur jetën sot pas një sherri me thika. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vjetër Bulqizë.
Policia konfirmoi se pas konfliktit mes dy të rinjve, ka humbur jetën një 21 vjecar rrugës për në spital.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.
Dyshohet se autori, Fatjon Keta eshte me probleme te shendetit mendor dhe ka ushtruar dhune edhe ndaj nenes dhe motres, raporton news24. Viktima eshte identifikuar si Arlind Pasha.
Bulqizë / informacion paraprak
Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




