E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Soreca thirrje partive politike: Uluni në dialog, 91% e shqiptarëve duan futjen në BE, ua kemi thënë që…
Politikë

Soreca thirrje partive politike: Uluni në dialog, 91% e shqiptarëve duan futjen në BE, ua kemi thënë që…

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca u ka bërë sërish thirrje palëve politike që të ulen në dialog dhe të diskutojnë për mundësinë e zgjidhjes së krizës aktuale politike.

Soreca u ka kujtuar se 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të futet në BE, dhe ky është treguesi kryesor se përse partitë politike duhet të futen menjëherë në dialog, dhe të shpresojnë që në tetor të hapet drita jeshile drejt BE.

 

“Çelja e negociatave nuk do të jetë fundi i fillimit, por fillimi i një procesi që shpresojë që në tetor të çojë në dhënien e dritës jeshile.

U kemi kërkuar palëve politike të futën ne dialog që në nisje të kësaj krize. Dialogu duhet të fillojë nga një pikë shumë specifike, dhe kjo pikë është reforma zgjedhore.

Mendoj se është shume e rëndësishme dhe e nevojshme.

Palët politike duhet të kuptojnë se 91% e shqiptarëve që duan të bëhen pjesë e BE, që do të thotë se të gjithë palët duhet të dialogojnë”, u shpreh ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.