E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i KiE flet pas takimit me Ramën: Sundimi i ligjit është fiksim i BE, pjesë e ADN-s tonë
Politikë

Presidenti i KiE flet pas takimit me Ramën: Sundimi i ligjit është fiksim i BE, pjesë e ADN-s tonë

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, tha sot se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.

Sipas Tusk vendi është gjithnjë e më afërt arritjes së objektivit, por theksoi se është me shumë rëndësi për vendin tonë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi.

 

Sipas Tusk sundimi i ligjit është në ADN-në e BE dhe do të vijojë të jetë i tillë edhe kur Shqipëria të jetë vend anëtare.

“Sot ju më thatë që unë e meritoj këtë medalje, jo vetëm personalisht, por edhe për mbështetjen  e dhënë për procesin e integrimit, medalja m ë e madhe për mua do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Sot mund të them që në saj të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë dhe as në kryeqytete e vendeve të BE.

Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE, u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë për ju dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen ose jo të negociatave, në tetor të këtij viti. Po i afrohemi gjithnjë e më shumë këtij momenti.

Unë kam qenë gjithnjë i mendimit që BE duhet të çelë negociata për anëtarësim si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit. Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, pra sundimin e ligjit. ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar, ndryshe projekti Europian nuk s’do të qëndronte në themele të forta. Nuk do të mund të ketë Europë të sigurt pa integrimin e Ballkanit Perëndimorë në BE. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën askujt ndonjë nder“, tha Tusk.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.