E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zona të tëra të Tiranës prej ditësh pa ujë, njoftimi nga UKT: Kur do të nisë furnizimi
Lajme

Zona të tëra të Tiranës prej ditësh pa ujë, njoftimi nga UKT: Kur do të nisë furnizimi

Një defekt në Bovillë la pa ujë mijëra banorë të Tiranës. Në ujëmbledhësin më të madh që bashkë me Selitën furnizon kryeqytetin me ujë po bëhen punime.

furnizimi-me-uje-765x383Por sot zv drejtoresha e Përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea, foli ne Top Channel për këtë problem dhe tha se punimet kanë përfunduar, defektet janë riparuar, por kërkon kohë që ky ujë të trajtohet dhe të kalojë në rrjetin e shpërndarjes.

 

“Furnizimin do ta fillojmë në orët e para të mbrëmjes por derisa ky ujë të kalojë në rrjetin tonë të shpërndarjes kërkon kohën e vet”, tha Gjebrea.

Ndër të tjera zvdrejtoresha tha se në zonë do ketë investime të reja që do i eleminojnë këto probleme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.