E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotot e dhunuesve të gazetarit  Elvi Fundo
Lajme

Fotot e dhunuesve të gazetarit Elvi Fundo

Dalin fotot e dhunuesve, ja kush e rrahu barbarisht gazetarin Elvi Fundo

Më shumë se një muaj pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo, CityNews ka publikuar pamje më të qarta të agresorit që e goditi.

 Ngjarja ndodhi më 8 mars, rreth orës 10:30 të paradites te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.

Autori që duket më qartë nga fotografitë e publikuara sot, shoqërohej dhe nga një person tjetër në momentin kur dhunuan gazetarin dhe u larguan nga vendngjarja.

Pas publikimit të këtyre fotografive që u bashkëngjiten atyre të mëparshmeve kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e agresorit.

Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134, si dhe shumën prej 5 milionë lekësh për çdo informacion.

Nga ana tjetër, CityNews ka ofruar edhe 5 milionë lekë të tjera për identifikimin e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.