E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama:  Mediat tona  dhe disa vende të BE-së penguan hapjen e negociatave
Politikë

Rama: Mediat tona dhe disa vende të BE-së penguan hapjen e negociatave

Me një fjalim ku ka sulmuar vendet e BE-së që nuk i kanë njohur arritjet dhe që nuk kanë në plan të hapin negociatat pikërisht prej Edi Ramës, ky i fundit nuk ka ngurruar të zbulojë edhe armiq të brendshëm.

Duke folur në parlamentin ku ka vetëm deputetë të PS-së dhe të emëruar prej tij, Rama ka vendosur të sulmojë mediat që janë kundërshtare të tij.

‘Janë mediat që shkruajnë dhe vetëm nxijnë, janë mediat që shpërndajnë lajme nëpër BE’, tha Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Për Ramën, këto media janë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

‘Janë këto mediat që shpërndajnë lajme nëpër BE dhe janë këto që nuk e duan integrimin. Po, po nuk e duan’, theksoi Edi Rama në Kuvend.

Më herët, Rama akuzoi edhe vende të ndryshme të BE-së që nuk e duan zgjerimin dhe për këtë arsye, nuk i japin ‘ok’ Shqipërisë.

‘Ka vende në BE që nuk e duan zgjerimin. BE është në debat të brendshëm, të imponuar nga dinamike e brendshme për zgjerimin dhe të lidhura me një periudhë të tërë krize që ka marrë tatëpjetën që prej shpërthimit të lumit të refugjatëve.

Shqipëria është shumë më gati seç kanë qenë disa vende të tjera. Sot secili vend i BE nuk do futej dot sepse kushtet janë vështirësuar’, tha Rama në fjalën e fjalën e tij, gjatë së cilës akuzoi të gjithë që janë kundër tij, por nuk tha asnjë fjalë për qeverinë e tij të korruptuar që është arsyeja kryesore që BE nuk hap negociatat me Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.