E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon sërish ambasadori amerikan: Mbi 30 ekipe në gjithë Kosovën. Presim zgjedhje të lira
Bota

Reagon sërish ambasadori amerikan: Mbi 30 ekipe në gjithë Kosovën. Presim zgjedhje të lira

Pas apelit te dhene mengjesin e sotem, ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett ka ndjekur nga afer procesin e votimit ne Kosove. 

Ai ka qene ne shkollën “Kral Milutin”, qe ka ne numër më të madh të votuesve në Graçanicë dhe ka uruar prej andej per zgjedhje të lira dhe demokratike.

 

 

“Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën, duke vizituar qendrat e votimit dhe unë kam vizituar personalisht qendrat e votimit në Prishtinë, Prizren, Graçanicë”, tha ai, raporton KSP.
Zgjedhjet e sotme vijne pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Të drejtë vote kanë 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895 derisa numri i votuesve të ri që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës është 111 mijë e 733 votues.

“Çdo votë numërohet”, ambasadori amerikan ka një apel për zgjedhësit në Kosovë

Ambasdori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postim në Twitter ka dhene apelin e pare per zgjedhjet në Kosovë.

Philip-Kosnett-600x360

 Kosnett ka shkruar që çdo votë numërohet prandaj dilni the votoni.

“Në Kosovë si në Amerikë, çdo votë numërohet. Cdo zë ka rëndësi. Cilado qoftë pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni – më 6 tetor, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kosnett.

witter

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.