E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 23-vjeçari që sulmoi, i arrestuar në 2015
Lajme

Kush është 23-vjeçari që sulmoi, i arrestuar në 2015

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në burgun e Rrogozhinës, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person, dhe disa të tjerë janë lënduar.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka qenë 23-vjeçari Endrit Goga ai që ka nisur sherrin, ku janë përfshirë edhe disa persona të tjerë, por i lënduar rëndë ka mbetur një i dënuar, me mbiemër Bajrami, i cili është transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

 

Sakaq ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia për të sqaruar lidhur me shkaqet e këtij konflikti, i cili mësohet se ka nisur në ambientet e palestrës së burgut.

Autori i cili ka lënë të plagosur Bajramin, është dënuar në vitin 2015, pasi kishte kryer katër vjedhje, nën kërcënimin e armës.

Njoftimi i policisë në 2015:

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë ditës së djeshme, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endrit Goga, 19 vjeç, banues në Cërrik.

Ai u ndalua nga efektivat e policisë, pasi ka vjedhur me dhunë, karburantin në Fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, kryer në bashkëpunim me dy shtetasit e arrestuar në parë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.