E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset çifti i bashkëshortëve
Lajme

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti fillimisht ka goditur barrierën prej betoni dhe më pas është përplasur me një tjetër mjet, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy personat që udhëtonin në automjet, një çift bashkëshortësh. Pas marrjes së ndihmës së parë, të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës për trajtim mjekësor.

Gjendja e drejtuesit të automjetit ka kërkuar ndërhyrje më të specializuar, ndaj ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e aksidentit. Pritet që hetimet të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun e përplasjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.