E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje tronditëse nga zjarri në Vlorë, një paciente thuajse 100% e djegur
Lajme

Detaje tronditëse nga zjarri në Vlorë, një paciente thuajse 100% e djegur

Shefi i Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të gjashtë personave që mbetën të plagosur nga zjarri që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës, mëngjesin e së dielës.

Sipas mjekut, situata ka qenë emergjente, ndërsa të gjashtë pacientët ndodheshin në katin e dytë të hotelit dhe pësuan dëmtime si pasojë e ekspozimit ndaj flakëve dhe tymit.

“Situata ishte emergjente. 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës”, deklaroi Breshanaj.

Më kritike paraqitet gjendja e njërës prej pacienteve, e cila ka pësuar djegie në pothuajse të gjithë trupin dhe rrezikon jetën.

“Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një tjetër 50%. Dy prej tyre i nisëm në Qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie, ndërsa tre të tjerë u dërguan në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT”, u shpreh mjeku.

Të plagosurit janë persona të moshave 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej tyre janë me origjinë nga Prishtina dhe Lipjani, ndërsa një tjetër është nga Rrësheni.

Dy prej të dëmtuarve, të cilët u hodhën nga kati i dytë për t’u shpëtuar flakëve, kanë pësuar fraktura dhe janë dërguar për trajtim të specializuar në Qendrën e Traumës.

Ndërkohë, tre pacientët e tjerë janë transportuar drejt QSUT-së, ku po marrin trajtim në repartin e Djegie-Plastikës.

Zjarri ka përfshirë hotelin “Brooklyn” në orët e para të mëngjesit dhe, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se flakët kanë nisur nga priza e një frigoriferi në lokalin e katit të parë. Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.