E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk dihen ende  kombësitë e viktimave në kamionin bullgar
Lajme

Nuk dihen ende kombësitë e viktimave në kamionin bullgar

Ministria e Jashtme e Bullgarisë deklaroi sot në mesditë se “nuk ka ende informacion mbi kufomat e gjetura në një kamion në Essex, Angli”. Në një deklaratë të publikuar nga televizioni shtetëror i Bullgarisë thuhet se “ambasada jonë në Londër po kontrollon informacionet mbi incidentin në Essex, në Mbretërinë e Bashkuar. Ministria e Punëve të Jashtme aktualisht nuk ka informacione për publikimet në mediat britanike, në lidhje me vdekjen e 39 personave në një kamion që pretendohet se ka ardhur nga Bullgaria, në Mbretërinë e Bashkuar, – nënvizon Ministria. – Ambasada jonë në Londër është në kontakt me autoritetet lokale dhe po e shqyrton çështjen,” thuhet në vijim.

Mediat bullgare e kanë kryelajm sot gjetjen e 39 personave të vdekur brenda një kamioni në Essex në Angli dhe sipas lajmit që u përhap, kamioni ishte nisur nga Bullgaria. Mediat bullgare shkruajnë se “ambasada bullgare është në kontakt me autoritetet britanike për të sqaruar rastin e 39 të vdekurve në kamionin në Essex.

Policia britanike ka kontaktuar një përfaqësues të ambasadës bullgare në Londër dhe ka marrë kontakt me Ministrinë e Jashtmei.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.