E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Tragjedia me 39 të vdekur në kamion, zbulohet kombësia e viktimave në Angli
Publik News

FOTO/ Tragjedia me 39 të vdekur në kamion, zbulohet kombësia e viktimave në Angli

BBC njoftoi se 39 personat që u gjetën të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex, Angli, ishin shtetas kinezë.

Policia  e Essex tha se kombësia e viktimave nuk u njoh menjehërë dhe se një identifikim zyrtar do të kërkonte kohë të gjatë.

Kamioni u dërgua në një vend të sigurtë në Tilbury Dock të mërkurën, me qëllim që viktimat të hiqeshin prej aty duke u mbrojtur dinjiteti i tyre.

 

 

Policia vazhdon të marrë në pyetje shoferin e kamionit, Mo Robinson, 25 vjeç, i cili u arrestua me dyshimet për vrasje.

Oficerët e Policisë në Irlandën e Veriut kanë bastisur dy shtepi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po po punonte për të identifikuar grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur rol në këtë trafik.

Traileri mbërriti në Purfleet nëpërmjet lumit Thames, nga Zeebruge e Belgjikës.

Mjekët e një ambulance u gjetën trupat e 38 personave të rritur dhe një adoleshenti në kontenier në parkun industrial Waterglade në orën 1:30 BST.

Policia në dy shtepite qe jane bastisur ne Irlanden e Veriut, shoferi i kamionit dhe itinerari qe ka pershkuar kamioni:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.