Në Meksikë gjendet stadiumi i ngjashëm me “Arenën Kombëtare”
“Arena Kombëtare” tashmë ka marrë emrin “Air Albania Stadium” dhe duket se nuk është stadium unik . E përditshmja spanjolle “As”, pretendon se impianti, i cili sapo është ndërtuar ngjason shumë me stadiumin e skuadrës meksikane të Tolukës.

“Nemesio Diez” ka një pamje të brendshme dhe të jashtme, ngjashme me “Air Albania Stadium”, siç raporton kjo media.

Impianti i kryeqytetit shqiptar ka një kapacitet prej 22500 vendesh, ndërsa ai në Meksikë 30000 vende, çka përbën një ndryshim mes këtyre stadiumeve.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



