Ambasada Gjermane: Bundestag-u e ka theksuar se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese
Në një deklaratë për mediat Ambasadori Peter Zingraf shkruan se në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre.

Deklarata e plotë:
Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



