E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur do ta shpërndajë Parlamentin, Presidenti?
Publik News

Kur do ta shpërndajë Parlamentin, Presidenti?

Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka sqaruar vendimin për dekretimin e Marsida Xhaferllari, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, tha se i është kërkuar gjithmonë KED që të marrë masa administrative për të mos në të njëjtën kohë dy vakanca.

Meta sulmoi edhe kreun e KED, ndërsa tha se  ka vendosur vetë kohën për listat e vakancave që janë dërguar.

Gjithmonë i është kërkuar KED-së që të marri të gjitha masat që të mos vinim në një situatë të tillë, pra të masave administrative dhe jo të jemi në një situatë ku pothuajse të gjithë kandidatët janë të paracaktuar dhe mundësia e zgjedhjes pra janë zero. Ka qenë një kërkesë e qartë zyrtare e Presidentit që të mos kemi këtë situatë ku dërgohen në të njëjtën kohë dy vakanca në kohë të ndryshme që i takonte Presidentit të Republikës. Nëse Presidenti do të vendoste në atë mënyrë siç donte të impononte kreu i KED-së jo vetëm Presidenti do të bënte një shkelje të hapur të Kushtetutës, por njëkohësisht Presidenti për shkak të numrit të kufizuar, Presidenti mund të akuzohej nga Parlamenti jo vetëm se shkeli Kushtetutën por e la Parlamentin në pamundësi për të zgjedhur. Jo vetëm Presidenti ka komunikuar me KED shumë më herët se sa tani, dhe çuditërisht pothuajse të njëjta lista që janë miratuar në të njëjtën ditë i çon shumë ditë më vonë në Parlament. Edhe vetë Kuvendi nuk duhet të vinte Presidentin në një institucion të vështirë sepse Presidenti është një institucion jo partiak, ndryshe nga Kuvendi që edhe po u shkel Kushtetuta siç edhe ka ndodhur për fat të keq, është përgjegjësi kolektive.

Ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë kusht nga Bundestagu. Ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës dhe jo sipas lojërave që synojnë kapjen e saj. 

Radhitja nuk është rastësi është për të ruajtur balancat se si krijohet Gjykata Kushtetuese. Është e shprehur shumë qartë që Presidenti nuk mund të bëjë dy emërime të njëpasnjëshme. Jemi në momentin që kemi katër vakanca. Dy të Presidentit dhe dy të Parlamentit, për të cilat duhet ruajtur balancat që ka parashikuar Kushtetuta. Kur ti si KED bën një proces dhe nga ky proces dalin shumë pak emra për gati po kaq vende atëherë çdo zgjedhje që bën Presidenti ndikon edhe tek listat e Parlamentit.

Çdo gjë tjetër është një sofizëm dhe një marrëzi shumë e qartë që ka mundësi të lexojë Kushtetutën.”, u shpreh Presidenti Meta.

 

Gjatë konferencës për shtyp ku në fokus ishte emërimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet se kur do të shpërndante Parlamentin.

70e869ad-92bc-4abb-b5ee-815494aeb32a

Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por se “Kjo është një kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme por Presidenti do të sillet me përgjegjshmëri”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.