Sa lekë i kushtoi Arta Vorpsit të bëhet anëtare e GJ.Kushtetuese
Noterja Miranda Xhemalçe tek e cila Arta Marku bëri betimin për marrjen e detyrës së anëtares së Gjykatës Kushtetuese, ka folur para mediave ku ka justifikuar firmën e saj mbi deklaratën e të përzgjedhurës për postin e lartë në sistemin e drejtësisë së re në vend.
Xhemalçe tha se ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për asgjë tjetër, veçse të provojë se Arta Vorpsi e ka kërkuar firmën e saj mbi një deklaratë për të çilën noterja tha se mban klientja përgjegjësi personale, duke argumentuar se si notere, ka bërë detyrën si ndaj çdo qytetari tjetër.
Noterja ka treguar gjithashtu se sa i ka kushtuar Vorpsit ky proçes ku në total thotë se ka shkuar tek 26 mijë lekë të vjetra.
“E hodhi firmën në praninë time duke u vënë në dijeni për ççfarë bëhet fjalë. Kam është detyra ime dhe nuk mund ta refuzoj, mund të vijë ççdo qytetar, verifikova kartën, dhe të dhënat dhe unë kam vënë firmën mbi diççka që ajo ka dhënë atributet e veta. Ti mund të deklarosh diççka dhe unë vërtetoj me firmën tënde dhe shkrimin tënd, kaq mbaj përgjegjgjësi unë. Nuk marr unë dot përsipër kompetençat e Presidentit. Ndërsa unë noterizoj firmën e personit. 20 mijë lekë të vjetra është deklarata, 4 mijë lekë tvsh dhe 2 mijë lekë taksa e pullës. Mund të shkonte në ççdo noter tjetër. Prej gjashtë vitesh nuk e kisha parë, e njoh nga mediat që doli kohe\ët e fundit. Unë bëj vetëm detyrën timë si notere, vërtetoj se ajo ka qenë firma e Artës, legalizoj firmën. Neni 62 germa H parashikon vërtetimin neterial”, tha Miranda Xhemalçe .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



