E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fevziu kërkesë për deputetët e rinj: E tmerrshme, para se t’i zgjidhni…
Publik News

Fevziu kërkesë për deputetët e rinj: E tmerrshme, para se t’i zgjidhni…

Ne debat e siper gjate emsionit “Opinion”, per përplasjen e Presidentit me Kuvendin për Gjykatën Kushtetuese, drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, iu drejtua me nje kerkese direkte përfaqësuesit të LSI-së, Luan Rama. 

fevziu

Ai kerkoi që kandidatët ne lista per deputete t’u nenshtrohen audiocioineve me video, se paku 3 minuta, ku te tregojne se dine te lexojne.

 

“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit”- tha ai.

Drejtuesi i emisionit shkoi edhe më tej teksa tha për deputetët e rinj “disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare. Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare. Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi. Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme”. /Opinion.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.