E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi ironizon Ramën: Interpretim i lodhur, më zhgënjeve
Publik News

Kryemadhi ironizon Ramën: Interpretim i lodhur, më zhgënjeve

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se performanca e tij në prezantimin e paketës “antiKÇK” e zhgënjeu.

kryemadhi

Rama e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi dhe në një bazë të trafikut të drogës. Ajo që sot linçoi, ishte një interpretim i lodhur dhe jo profesional. Rama po e bën çdo ditë e më shumë, që më zhgënjen si ish-pedagog i akademisë së Arteve”, tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së tha se paketa antiKÇK është një strukturë paralele me SPAK që kërkon të prishë provat.

“Sot që ngrihet SPAK dhe BKH, që është mbajtur peng prej 2 vitesh kryeministri na linçon paketën antiKÇK.

Me veprimin e sotëm që Rama kërcënoi edhe deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij tregon haptas orientimin përfundimtar që ama po i jep Shqipërisë drejt diktaturës.

Një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të shkatërruar provat për SPAK dhe për të penguar hetimin e veprave kriminale të Ramës, që nga koncesionarët e famshëm.

Sot dëgjuam se si kërkonte të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza të koncesioneve”, tha Kryemadhi.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.