E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvis Naçi jep lajmin e mirë për 5 mijë fëmijë jetimë: Trajtim falas në Spitalin Continental
Lajme

Elvis Naçi jep lajmin e mirë për 5 mijë fëmijë jetimë: Trajtim falas në Spitalin Continental

Plot 5 mijë fëmijë jetim do të mund të marrin trajtim shëndetësor falas në spitalin privat Continental.

76775168_2559139700836696_1761045284097359872_o

 

 

Drejtuesi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarit” në News 24,  imami i njohur Elvis Naçi bën të ditur lajmin, sipas të cilit marrëveshja është nënshkruar me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve.

Kjo shoqatë ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë, ndërsa një pjesë e tyre tanimë do të kenë një spital ku do të drejtohen për të marrë shërbime pa pasur nevojë të paguajnë.

Postimi i plotë i Naçit:

Të nderuar motra dhe vëllezër shqiptarë ja arritëm kësaj ditë të madhe. 5 mijë jetimë, do të marrin trajtim shëndetësor falas në Spitalin Continental, si edhe ndihma ushqimore se bashku me artikujt shkollore në çdo fillim viti për të marrë një arsimim sa më cilësor. Për këtë u nënshkrua kontrata me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë. Falënderojmë pa fund çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e pastër dhe të punës me djersë, na e bëri të mundur këtë arritje të madhe.

77359340_2559139750836691_3581107121103568896_o78181622_2559139767503356_1186947326447452160_o77191925_2559139887503344_6254990744109449216_o76259067_2559139960836670_9171880601655967744_o77267722_2559140090836657_6957129832996012032_o74217349_2559140040836662_1359057493610725376_o

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.