Media greke nxjerr fotot e dhimbshme nga Shqipëria: Historitë të copëtojnë zemrën
“‘Më lër të vdes me vajzën time’, histori dramatike mes rrënojave në Shqipëri”. Ky është titulli i reportazhit, të cilit i ka vendosur edhe disa foto pikante të cilat kanë në qendër të tyre fëmijët, media greke in.gr.
Pjesë nga shkrimi i in.gr:

“Historitë njerëzore që vijnë nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri të copërojnë zemrën. Tërmeti ka marrë deri tani 49 jetë njerëzish. Situata në vendin fqinj është tragjike. Jeta e përditshme për të mbijetuarit tani është një kalvar vështirësish, ku mijëra njerëz kanë oësuar drama dhe moti nuk i favorizon.
Të pastrehët i tejkalojnë numrin 10,000. Në të njëjtën kohë, kur po bëhen katër ditë nga goditja e tërmetit shpresat për gjetjen e të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesave kanë filluar të veniten. Ajo që e bën edhe më keq klimën janë funeralet e të vdekurve.

Tregimet janë tronditëse. Vajtimi mbizotëron në rrënojat e tërmetit.
30-vjeçarja Diena Karanxha u nxor e gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar në rrënojat e një pallati gjashtëkatësh në Durrës me vajzën e saj 8-vjeçare. Ajo kishte shkuar atje të jetonte me vajzën dhe prindërit e saj që kur vdiq burri.

Nëna e bijë qëndruan nën rrënoja për 12 orë. Fatkeqësisht, vogëlushja 8-vjeçare nuk ia doli. Kur 30-vjeçarja kuptoi që fëmija e saj kishte vdekur, i kërkoi ekipeve të shpëtimit ta linin aty të vdiste.

“Mos më lini të jetoj, më linin të vdes këtu bashkë me fëmijën tim”, ishin fjalët e saj, sipas himara.gr. Por pak pasi e nxorrën të gjallë, piktorja 30-vjeçare u largua nga jeta si vajza e saj dhe burri.
Një dëshmi tjetër tronditëse është e një babai që përshkruan atë që bëri djali i tij 8-vjeçar në kohën e tërmetit.

Djali arriti të nxjerrë nënën e tij nga rrënojat dhe më pas, në kohën kur u shemb ndërtesa, u përpoq të shpëtonte vëllain e tij të vogël. Diçka që fatkeqësisht dështoi.
“Kur shkova në spital, djali më tha atë që kishte ndodhur.”

“Babi ra tërmet. Cati u rrëzua. Kur dola nga mbeturinat, dëgjova që mami kërkonte ndihmë. Unë shkova dhe e ndihmova”. thotë babai i djalit 8 vjeçar.

“Ai e nxori nënën e tij nga gërmadhat. Unë nuk e di si e bëri. Vetëm ai dhe Zoti e dinë. Pastaj ai u kthye përsëri për të shpëtuar motrën e tij dhe nënën time. Ai u kthye përsëri në gërmadha, por fqinjët e tij nuk e lanë të shkojë sepse ishte fëmijë i vogël”, shton burri”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



