E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Rama takon fëmijët e plagosur tek Trauma, u tregon sa i gjatë është Erion Braçe
Publik News

VIDEO/ Rama takon fëmijët e plagosur tek Trauma, u tregon sa i gjatë është Erion Braçe

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur nga takimi që kishte në Pallatin e Brigadave me ambasadorët për tek Spitali i Traumës, ku është takuar me disa pacientë që kanë mbetur të plagosur nga tërmeti.

Me atyre që ka takuar kanë qenë edhe dy fëmijë nga Thumana të cilët po marrin trajtim mjekësor ndërsa vetë Rama tha se kishte qenë dëshirë e tyre të takoheshin.

Ndërkohë, Rama ka bërë edhe disa batuta me të vegjlit duke iu treguar sa i gjatë është zëvendësi i tij Erion Braçe dhe se sa budalla të bën facebook-u.

Dialogu i Ramës (me veten se fëmijët nuk flisnin):

Rama: Ku ka tërmet që të tremb ty ,ti je si pallat. Është në çun më thanë që të kërkon patjetër, më tha nuk dal pa taku Edi Ramën edhe unë erdha me të nxjerrë. A janë sjell mirë me ty, a të kanë kërkuar lekë se kështu ka dalë nami sikur kërkojnë lekë doktorët.  

Po ne do takohemi prap bashkë, do bëhemi shok bashkë.  Facebookun e hap kur të rritesh, se facebooku e bën njeriun budall, më beso mua. Ti duhet libra edhe sport.  Libra do kesh deri sa të jem unë, kur të mos jem unë pastaj do kesh teta Gertën (ministrja Manastirliu) Sa i gjatë je ti? 1,45 je ti, sa Erion Braçja kaq i vogël qenke’, ka thënë mes batutash me vogëlushët Rama. 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.