E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i drejtohet me një fjalë Konferencës së Investimeve në Turqi: Dëmi i papërballueshëm
Publik News

Rama i drejtohet me një fjalë Konferencës së Investimeve në Turqi: Dëmi i papërballueshëm

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë në Konferencën e Investitorëve në Turqi, duke kërkuar ndihmën e tyre pas tërmetit që dëmtoi banesa në Shqipëri.

ramaiu

 

 

Rama tha se Shqipëria e ka të pamundur t’i përballojë e vetme pasojat, duke shtuar se është e domosdoshme ndihma nga jashtë.

Rama tha se vlerësonte ndihmën e Turqisë, duke kujtuar edhe premtimin nga ana e presidentit turk për ndërtimin e 500 banesave.

Edi Rama: Asnjëherë nuk do të harrojmë dedikimin në terren të ekipeve tuaja që vendosën jetën në rrezik për të shpëtuar jetë të tjera. Faleminderit që jeni këtij me mua dhe që me kenë krijuar mundësinë të jem këtu. Dëshiroj të falënderoj secilin prej vëllezërve tanë që deri tani ka qenë shëmbëllim. Shqiptarët e të gjitha besimeve të pasur dhe të varfër dhanë dhe vazhdojnë të japin të gjitha ato që kanë.

Na kanë ndihmuar të mbledhim një vlerë që për vendin tonë të vogël është shumë. Të moshuar me një pension mujor kanë ofruar strehë për të pastrehët. Të rinj e të reja kanë lënë shkollën, punët për të ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Nuk ka nevojë të shpjegoj se i gjithë ky solidaritet është larg të qenit mjaftueshëm për të kapërcyer tragjedinë.

 Po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Drita më e çmuar është ajo që të vjen në orën më të errët. Kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtisë së saj dhe nuk braktisi një mik dhe si thotë një shprehje e vjetër të ecësh me një mik në errësirës është më mirë se i vetëm në dritë.

Kam ardhur këtu t’iu falënderoj për 500 banesat e t’iu kërkoj të jeni pranë nesh. Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin.

Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me nja dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se Zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falenderoj me zemër për durimin”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.