E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti nxjerr jashtë funksionit spitalin e Laçit, i vihet shiriti
Publik News

Tërmeti nxjerr jashtë funksionit spitalin e Laçit, i vihet shiriti

Godina e spitalit të Laçit ka marrë dëmtime të shumta gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe ka dalë jashtë funksionit.

Specialistët që kanë bërë verifikimet e godinave, kanë dalë në konkluzionin, se brenda nuk mund të qëndrojn pacientët dhe mjekët, pasi përbën rrezikshmëri.  Spitalit i është vendosur shiriti dhe pacientët janë transferuar në spitalin e Lezhës.

Gjithashtu jashtë spitalit janë ngritur edhe çadra për të ofruar shërbimin e urgjencës, deri në momentin që do të mbarojnë riparimet. Etjen Xhafaj, Përfaqësues i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile, për Qarkun Lezhë, thotë:

Kemi evakuuar shumicën e shërbimeve në spitalin e Lacit, në Lezhë. Po ngrihen dy tenda mjekësore, kemi marrë disa nga godinat që po i përdorim në afërsi të spitalit të Laçit. Sot kemi një ambulancë që është duke kryer kontrolle në të gjithë banorët që ndodhen në çadra. Godina është nxjerrë për tu evakuuar deri në një rikonstruksion të pjesshëm apo në ndërhyrje në muraturë apo pjesë të tjera, pra nuk është për tu shembur. Më e rëndësishme është të ketë siguri për pacientët”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.