E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon ish deputeti Salianji: Askush nuk do ia dalë dot të më mposhtë, jo më të më izolojë
Lajme

Reagon ish deputeti Salianji: Askush nuk do ia dalë dot të më mposhtë, jo më të më izolojë

“Dënimi im është kërkuar që në momentin që unë kam bërë publike këtë rast apo edhe raste të tjera, por askush nuk do ia dalë dot të më mposhtë apo më të më izolojë”.

salianji

Me këtë reagim ka dalë sot nga ambientet e Gjykatës së Tiranës ish deputeti Ervin Salianji, një nga të pandehurit e çështjes së njohur “Babale”, ku prokuroria sot kërkoi për të dënimin me 1.6 vite burg. Por më pas u kërkua pezullimi i këtij dënimi me burg duke e konvertuar atë me 3 vite shërbim prove.

“Nuk i druhem fare e kam thënë që në filim, shpesh në gjykatë edhe unë edhe ju jam bërë koresponendent, janë sulme politike, sot nuk pati asnjë fakt prove të re, por pati një devijim të cështjes nga denimi per trafik i vellait te ish ministrit te Brendshem, drejt ne një gjasme pretence kur prokuroria bëhet pjesë me llumin, por asnjë intrigë asnjë pabesi, tradheti s’ja del të mposhtë dot të vërtetën.

Sot shqiptaret kanë një të dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, ish ministrin vellain e vet te larguar nga detyra dhe një demaskim të një prokurorie politike që sot lexoi ato që tha kryeministri ditën kur doli pergjimi.

Edhe sot pala qe perfaqesonte Xhafajn kishte te njejtin qendrim me prokurorine. Do i rikthehem per cdo akt qe ka cituar prokuroria politike duke mos marre parasysh asnje prove nga ato qe kemi paraqitur, jo vetem per te cuar para pergjegjesise Agron Xhafajn por per te arrestuar edhe prokuroret e ceshtjes te dy te larguar nga vetingu, Gent Osmani e Perparim Kulluri.

Këta të dy prokurore që janë sot, do e shihni edhe vetingun apo të dhënat që ne do bëjmë publike, duhet thene qe kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurore të drejtësisë së vjetër. Në fund të ditës do fitojë e mira dhe e drejta”.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.