E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pagat, ligjvënësit paguhen 88.8% më shumë sesa mesatarja në nivel kombëtar
Publik News

Pagat, ligjvënësit paguhen 88.8% më shumë sesa mesatarja në nivel kombëtar

Shqipëria ka një administratë të mirëpaguar sidomos në nivelet e larta ku pagat e majme qëndrojnë dukshëm më lart sesa mesatarja e pagës në nivel kombëtar. Statistikat e fundit të pagave të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se grupi i ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë qëndrojnë në krye të piramidës së pagesave kur marrim në analizë pagën sipas grup-profesioneve.

“Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 88,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 38,7 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Forcave të armatosura ka rritjen më të madhe prej 7,9 % gjatë tremujorit të tretë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa paga për grup-profesionin e të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka rritjen më të vogël, prej 0,7 %” vlerëson INSTAT.

Sipas publikimit paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë  gjatë tremujorit

të tretë 2019, është 51.870 lekë, duke u rritur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. “Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësi, pyje dhe peshkim është 29,8 % më e ulët.

Gjatë tremujorit të tretë 2019 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup që ka shënuar ulje prej 4,7 %” thuhet në publikimin e INSTAT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.