E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Ilir Meta dekreton Arben Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtimin
Publik News

Presidenti Ilir Meta dekreton Arben Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtimin

Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar të dekretojë Arben Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtimin. Dekreti i presidentit është botuar në faqen zyrtare.

Ahmetaj u  propozua nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme, ndërsa brenda pak sekondave zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi u shpreh dakord me këtë propozim.

Më herët, mes Metës dhe Ramës ka patur përplasje për dekretimin e ministrave. Kujtojmë që presidenti e ktheu një herë mbrapsht kandidaturën e Sandër Lleshajt, ndërsa për kandidaturën e Gent Cakajt u bë pengesë që ky i fundit të mos emërohej ministër i Jashtëm.

Këtë herë, duket se tërmeti i qetësoi ujërat mes Ramës dhe Metës sepse Arben Ahmetaj u dekretua si ministër pa asnjë debat e pa asnjë pengesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.