E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Disa nga mediat online janë të vetmet hapësira të lira
Publik News

Disa nga mediat online janë të vetmet hapësira të lira

Për të mësuar çfarë ndodh në Shqipëri, miliona shqiptarë i janë rikthyer Zërit të Amerikës që transmeton nga Washingtoni, e që Rama e ka futur tek mediat e Kazanit. Adi Krasta transmeton për shqiptarët nga Prishtina.

Ndërkohë, shqiptarët duhet të paguajnë 120 milionë euro si dënim për mbylljen brutale të Agon Channel nga Edi Rama. Të Paekspozuarit u dënua edhe më brutalisht pasi ekspozoi korrupsionin dhe kriminalizimin e qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë këto vite, dhjetëra gazetarë janë kërcënuar, shantazhuar apo përbaltur nga të fortët e pushtetit dhe të rrugës.

Kjo është gjendja e mediave në Shqipëri.
Disa nga mediat online janë të vetmet hapësira të lira. Edi Rama kërkon të shuajë edhe ato pak media online që ende kanë kurajon të thonë të vërtetën.

Kjo nuk është më çështje e medias. Është çështje e lirisë dhe demokracisë, sepse pa media të lirë dhe qytetarë të informuar nuk ka as liri dhe as demokraci. Duhet të ngremë zërin dhe të tregojmë forcën sot. Sa herë heshtim, e keqja vetëm thellohet. Edi Rama duhet ndalur tani!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.