E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafikanti shqiptar i drogës, arrestohet i fshehur në pyll me ndihmën e një helikopteri
Publik News

Trafikanti shqiptar i drogës, arrestohet i fshehur në pyll me ndihmën e një helikopteri

Ai u kërkua që nga maji 2018 për trafik droge. Një i arratisur i rrezikshëm shqiptar, i lindur në 1984, u gjet dhe u arrestua nga karabinierët në Novafeltria në një shtëpi në pyllin midis San Leo, Pennabilli dhe Montecopiolo, bashkë me një shqiptar tjetër, i cili i kishte ofruar mbrojtje dhe strehim.

Visione-aerea-dellobiettivo-loc.-Santa-Rita-3-1024x577

 

 

Një operacion kompleks, i realizuar me sukses erdhi pas dy burimeve konfidenciale. Hulumtimi i të arratisurit shqiptar ishte përqendruar në një zonë të pyllëzuar në kufirin midis Romagna dhe Marche. Hetuesit kryen një sërë vëzhgimesh duke arritur të identifikojnë pikën e saktë ku fshihej tregtari i drogë.

Falë mbështetjes ajrore të një helikopteri të Arma, i cili nga lart fotografoi zonën, bëri të mund identifikimin e saktë të rreziqeve që mund të kishte policia gjatë ndërhyrjes, duke identifikuar edhe rrugët me të cilat mund të arratisej shqiptari. Më pas, nisi aksioni i arrestimit.

Visione-aerea-dellobiettivo-loc.-Santa-Rita-2-1024x576

Mëngjesin e së mërkurës, 12 forca policie rrethuan shtëpinë dhe prisnin që shqiptari i dytë që kishte në zotërim ndërtesën të largohej nga andej për të shkuar në punë si murator. Shqiptari i kërkuar ishte ende duke fjetur kur policia ndërhyri për ta arrestuar.

Pasi u bë imobilizimi, filloi kontrolli i banesës ku u gjetën tre pako celofani që përmbajnë gjithsej 26 gram kokainë, një peshore elektronike, një letërnjoftim dhe një patentë shoferi false. Ndaj shqiptarit kishte edhe një urdhër-arresti nga autoritetet greke.

Visione-aerea-dellobiettivo-loc.-Santa-Rita-1024x576

Në përfundim të kërkimeve të dy shqiptarët u shoqëruan në komisariatin e policisë në Novafeltria për procedurat përkatëse, sinjalizimin e fotografive dhe krahasimin e gjurmëve, të cilat konstatuan se ishte pikërisht tregtari shqiptar i drogës i kërkuar për më shumë se një vit.

Carabinieri Novafeltria droga e documenti falsi-2Carabinieri Novafeltria droga in sequestro --2

I arratisuri u arrestua gjithashtu për posedim droge dhe posedim dokumentesh false, të vlefshme për udhëtime jashtë vendit, dhe u dërgua në burgun e Villa Fastiggi në Pesaro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.