Ja deklarata e parë e Arilenës pas fitores së festivalit
Në momentin që Arilena mori kupën fjalët e para të saj në skenë si fituesja e Festivalit ishin: Unë nuk këndoj për trofe, unë këndoj për të tjerë. Këtë herë shkruam një kenge për veten time.
Në një intervistë pas përfundimit të festivalit, këngëtarja u shpreh:
“Nuk e kisha menduar asnjëherë. Më emocion kam tani sesa para publikut se po shikoj gjithë këto kamera e nuk di çfarë kam bërë për ta merituar. Dhashë gjithë shpirtin gjithë muzikën time dhe u përpoqa të artikuloj çdo ndjesi e emocion timin, jam e lumtur që ia arrita dhe që publiku e vlerësoi këngën time, qoftë dhe juria. Tani kam një përgjegjësi më të madhe, nuk e di a jam gati të përfaqësoj një shtet. Zemra po më del nga vendi. Falenderoj publikun që më rriti mua dhe që më solli këtu ku jam sot”.
Artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta.
“Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën.
Në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata dhe në vend të tretë Sara Bajraktari.
Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që këtë vit do të mbahet në Hollandë.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



