E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për minishengenin dhe “thumbon” Albin Kurtin
Publik News

Rama flet për minishengenin dhe “thumbon” Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama thumboi sërish kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, një nga kundërshtarët më të fortë në Kosovë kundër idesë së minishengenit ballkanik.

edirama

Gjatë një video-regjistrimi për fundvit, Rama u ndal për disa minuta edhe tek kjo çështje, duke nënvizuar se shumë miq kosovarë e kanë lënduar duke e konsideruar tradhtar.Edi Rama: Dua të flas për shengenin rajonal si një nga prioritetet tona dhe nuk e fsheh dot që më kanë lënduar shumë miq kosovarë ndjekës të kësaj faqeje. As nuk mundem dot si fillim pa ju thënë as për asnjë çmim, në asnjë rast dhe për asgjë në këtë botë, nuk e tradhtoj vendim tim. Kur them popullim tim kam parasysh edhe popullin e Kosovës.

Unë tradhtar? Motra dhe vëllezër nga Kosova, po si? Kur? Pse? Për cilën arsye tjetër në botë përveç arsyes së mos arsyes të atyre që nuk duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë të vërtetat e thjeshta të një procesi të nisur 5 vjet më parë. Me sa duket, të tjerët kanë një zotësi që unë nuk e kam dhe dinë ta luajnë me sukses rolin e neveritshëm të patriotit të përvëluar të shqiptarit që digjet për flamur dhe vret për atdhe sapo flitet për shkjaun.

Flakët e paharruara të së shkuarës përdoren djallëzisht. Koha nuk është me ta. Është me të drejtën dhe të vërtetat që nuk mund të mbulohen.

Shengeni rajonal nuk është Jugosllavi e re siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti në Kosovën që e duan shumë sepse me sa duket kur vjen puna te bashkimi i forcave për ta qeverisur mirë Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq pa qeveri.

Shyqyr që janë të bashkuar mirë madje edhe me do ustallarë në Tiranë për ta hedhur Kosovën kundër vëllaut të Vuqiqit në Shqipëri, duke ua prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë me dokrra patriotike.

Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb për të pushtuar ekonomikisht rajonin siç thonë disa që Kosovën e kanë fushë për lojërat e tyre politike, teksa Kosovës po  ia marrin fytyrën dhe po ia tresin respektin në sytë e miqve amerikanë, pa të cilët Kosova nuk do të kishte lindur dot kurrë.

Shengeni rajonal nuk është asnjë ndonjë program a ndonjë marrëveshje për të amnistuar krimet e regjimit gjakatar të Millosheviçin, për të harruar Reçakun dhe për të ndaluar betejën politike me Serbinë për pranimin e realitetit dhe njohjen e Kosovës shtet sovran.

Qëndrimi ynë as nuk ka lëvizur dhe as nuk do të lëvizë. Shengeni rajonal jo vetëm nuk e dëmton Kosovën, por përkundrazi e ndihmon.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.