E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Misteri pse zgjodhi përvjetorin e martesës për të vrarë vajzën dhe dhëndrin
Publik News

Misteri pse zgjodhi përvjetorin e martesës për të vrarë vajzën dhe dhëndrin

Policia e Victoria në Melbourne po pret të marrë në pyetje babanë e Lindita Musai, vajzas e cila u qëllua për vdekje pranë burrit të saj Veton Musai në verandën e shtëpisë së tyre rreth orës 10.30 të mëngjesit të 31 dhjetorit.

 

 

Autori, Osman Shaptafaj ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi ai qëlloi veten pas krimit. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, teksa gjendja e tij shendetesore ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje.

Policia ka kontrolluar në shtëpinë e tij dhe ka folur me fqinjët, detaje keto qe pritet te hedhin drite mbi motivin.

Mediat e huaja shkruajnë se Shaptafaj, i cili duket se nuk ka qenë i ftuar në fejesën e çiftit apo dasmë, ka mesazhe të koduara të postuara në faqen e tij në Facebook. Ai i mori jeten vajzes se tij dhe dhendrit ne pervjetorin e tyre te pare te marteses.

musai3

Një fotografi e Shaptafaj, i cili besohet të ketë emigruar në Australi nga Maqedonia, ka një imazh të një deleje të zezë të vetme midis një tufë delesh të bardha.

Një imazh tjetër është shoqeruar me fjalët “Më doni ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendjen tuaj”.

Veton Musai, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980.

Lindita Musai ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.

Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.

Autori, Osman Shaptafaj ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi ai qëlloi veten pas krimit. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, teksa gjendja e tij shendetesore ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje.

Policia ka kontrolluar në shtëpinë e tij dhe ka folur me fqinjët, detaje keto qe pritet te hedhin drite mbi motivin.

pjimage (1)Newlywed-couple-gunned-down-by-wife039s-estranged-dad-in-New6a377c33f5890cc5bf015f7c3f491517d96312851d7becb328ef3718f53c178f22876952-7842667-image-a-8_1577887539657musai135d10f5b73683c4fbaff986540ab4779-814089

Një postim tjetër shkruan: “Jeta e pyeti vdekjen – pse njerëzit më duan mua, kurse ty të urrejnë?” Vdekja u përgjigj, “sepse ti je një gënjeshtër e bukur dhe unë jam një e vërtetë e dhimbshme”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.