E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktorja shqiptare rrëfen: Doja të bëhesha murgeshë, ndërrova mendje kur i pashë pa rroba
Publik News

Aktorja shqiptare rrëfen: Doja të bëhesha murgeshë, ndërrova mendje kur i pashë pa rroba

Aktorja, e ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora, tha se i joshte bardhësia e veshjes së murgeshave dhe mendonte se ishin të pagabueshme. Por në një moment kur njërës prej tyre iu hoq një pjesë e rrobës së vet kuptoi se murgeshat ishin njerëz si gjithë të tjerët.

“Ka patur moment kur doja të bëhesha murgeshë dhe e di se edhe kur ishte momenti që ndërrova mendje. Mamaja ka qenë një gjenerale e vërtetë. Ideja e këtyre murgeshave është se secili ka rrobën e vetë.

Motrat kishin veshje të bardhë dhe unë duke qenë se mamaja ime gjithmonë më thoshte se që gabove këtu gabove aty, kjo bardhësia e këtyre grave më joshte më pëlqente dhe thosha waw këto janë një gjë që janë komplet larg gabimeve. Më dukej sikur poshtë rrobës së bardhë ishte ndryshe.

Pastaj ishte një moment kur vëllai i vogël i një shoqes sime në një moment i heq diçka nga rroba njërës murgeshë dhe unë për herë të parë i pashë si një qenie e cila nuk vinte nga një planet tjetër, pa gabime. Aty thashë jo, Ina riktheju jetës tënde,”- tha aktorja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.