E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“E ka personale me familjen time”, Arbër Çekaj akuza prokurorit: Ja pse jam në burg
Publik News

“E ka personale me familjen time”, Arbër Çekaj akuza prokurorit: Ja pse jam në burg

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Çekaj akuzoi prokurorin se ka përhapur lajme të rreme, ku pretendohet se ai ka folur dhe ka bashkëpunuar me autoritetet ku ka nxjerrë emra të tjerë, duke vënë sipas tij në rrezik jetën e familjarëve.

“Prokurori përhapi lajme se unë kam folur dhe nxjerrë emra të tjerë, duke vënë në rrezik jetën e familjarëve të mi edhe të babait të moshuar. Unë s’do ta bëja këtë për familjen e prokurorit.”, tha para togave të zeza Çekaj. Ndërkohë, i pranishëm në sallë, prokurori Kondili iu kthye të pandehurit se; “Kërcënimet s’ti këshilloj, pasi s’më shqetësojnë”.

Duke vijuar në këtë linjë, administratori i Arbi-Garden tha se prokurori e ka personale me familjen e tij, për shkak të mbiemrin dhe origjinës së tij nga Tropoja. “Unë jam në burg, se jam prej Tropojë. Se kam pas një mbiemër që si pëlqen prokurorit. Ai e ka personale me familjen time. Nëse SPAK s’ka prokurorë të tjerë, propozoj një nga Serbia meqë tani kemi dhe marrëdhënie të mira”, tha Çekaj. Ndërkohë avokatët e tij kanë kërkuar pezullimin e gjykimit derisa KLP të shqyrtojë kërkesën per përjashtimin e Edvin Kondilit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.