E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensionet me Iranin/ Tjetër reagim nga SHBA, ja çfarë është gati të bëjë
Publik News

Tensionet me Iranin/ Tjetër reagim nga SHBA, ja çfarë është gati të bëjë

BBC shkruan sot se deklarata vjen pasi SHBA-ja vrau komandantin ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar dhe pasi Irani u përgjigj me sulme në bazat amerikane në Irak.

Sipas BBC, ne një letër dërguar Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane ne OKB, Kelly Craft, tha se “SHBA-ja është e gatshme të negociojë “me qëllim parandalimin e rrezikimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Lidhur me vrasjen e gjeneralit iranian qe trazoi aq shume situaten, SHBA-ja tha se ajo ishte nje akt vetembrojes. Kjo, sepse sic ka pranuar vete Uashingtoni, gjenerali Soleimani kishte planifikuar sulme kundër interesave amerikane para se të vritej.

Soleimani është parë si zyrtari i dytë më i rëndësishëm i Iranit, pas udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Si udhëheqës i forcës Kuds, ai ka qenë arkitekt i politikës së Iranit në rajon.

Por, ambasadori i Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, tha se oferta e SHBA-së për bisedime është “e pabesueshme”, perderisa SHBA-ja vazhdon me sanksione të ashpra kundër ekonomisë së Iranit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.