Kapet autori i vrasjes makabre në Paskuqan, vendi ku u gjet
Është konfirmuar nga burimet e policisë se ai u arrestua te karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet.
I riu ia mbathi menjëherë pas krimit nga shtëpia në Paskuqan ku la të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku, pasi e kishte qëlluar me levë dhe masakruar me thikë.
Autori lëvizte me biçikletë dhe në pranga u vu nga sherbimet e komisariatit nr 4 në kryeqytet, të mobilizuara menjëherë pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



