Meghan Markle po jeton jetën si një amerikane e lirë!
Sipas “E!News” Dukesha është rikthyer në rezidencën që ajo dhe Harry qëndruan gjatë gjithë pushimeve të tyre të fundvitit dhe një burim zbulon se po shijon lirinë e saj mes gjithë dramës.
Dukesha me sa duket ka eksploruar ishullin Vancouver vetë, duke drejtuar një “Range Rover”, me makinën e sigurisë që i vinte nga pas.
![]()
Siç shpjegon burimi, “Ajo ka shkuar për një xhiro nëpër qytet dhe për të marrë dikë në aeroport që dukej si nëna e saj”.
Ndërkohë, një burim tjetër tregon se Meghan ishte parë duke shkuar në një farmaci të dielën:
“Me fjalë të tjera, ajo po jeton një jetë plotësisht normale me djalin e ëmbël Archie larg dramës në Angli”.
Është e paqartë se kur Princi Harry do të kthehet në Kanada për t’u bashkuar me Meghan dhe Archie-n, por Mbretëresha ka konfirmuar se ajo i mbështet ata, duke thënë “Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se ata nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re”.
![]()
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



