Mavraj ndërpret fazën përgatitore në Turqi, kthehet në Gjermani për t’u vizituar
I fundit, e ka detyruar atë që të braktisë fazën përgatitore që skuadra e tij po bënte në Antalia në Turqi, për t’u kthyer në Gjermani.
Mbingarkesat në këtë fazë përgatitore kanë shkaktuar probleme në muskujt e barkut të lojtarit dhe që nga e mërkura ai nuk ka mundur të stërvitet me ekipin duke humbur përgatitjet fizike për vijimin e sezonit.
Në rrethana të tilla, klubi vendosi që Mavraj të kthehej në Gjermani dhe të vizitohej te një mjek i specializuar, më saktësisht ai i klubit të Freiburgut, i cili më parë ka qenë mjeku i Gruther Furth.
Nëse ai nuk arrin të bëhet gati në këtë mënyrë për rifillimin e sezonit, do të detyrohet që si në pjesën e parë të shohë lojtarët e rinj të luajnë para tij dhe të bëjë shumë më tepër për të rifituar vendin e titullarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



