‘Zhduken’ nga burgu nëpërmjet një tuneli nëntokësor 75 të burgosur të rrezikshëm. Në qelitë e tyre u gjendën 200 qese me …
Shumica e të arratisurve i përket një bande kriminale braziliane të njohur si “PCC” ose Primeiro Comando da Capital.
“Të burgosurit gërmuan një kalim nëntokësor, siç e shohim nëpër filma, i gjithi me ndriçim të brendshëm,”- tha zëdhënësja e policisë Elena Andrada.
Zyrtarët gjetën qelitë të mbushura me rreth 200 qese dhe’.
Ministri i Brendshëm, Euclides Acevedo i përshkroi si shumë të rrezikshëm dhe tha se disa prej tyre mund të kenë kaluar tashmë në Brazil.
Ai shtoi se policia e Pedro Juan Caballero është në gatishmëri maksimale pas arratisjes masive të të burgosurve.
Ndërkohë drejtori i burgut dhe 6 zyrtarë të tjerë u pushuan nga puna, tha Perez.
Gjithashtu ministri u shpreh se tuneli në vetvete mund të ishte një karrem për të mbuluar bashkëveprimin e zyrtarëve dhe se është e mundur që të burgosurit thjesht mund të lejoheshin të dilnin nga porta kryesore e burgut.
PCC, një bandë e fuqishme, është organizata kriminale më e madhe e krimit të organizuar në Brazil.
Kryesisht kjo organizatë është e vendosur në Sao Paulo por është e shtrirë edhe në vende të tjera.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



