Pamje të rënda/ Viktima i vrarë në mes të rrugës
Vilson Tafçiu (Noka) 28 vjeç u qëllua me tri plumba sonte në mbrëmje, duke mbetur I vrarë në zonën e Astirit në Tiranës.
Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga Joq viktima shikohet teksa qëndron i pajetë në rrugë.
Ai është me origjinë nga Dibra dhe prej pak kohësh kishte ardhur në zonën e Institutit në rrethinat e kryeqytetit. Dyshohet se viktima dhe autorët njiheshin më parë.
Ai ka qenë i shoqëruar nga dy femra.
Ai është thirrur nga brenda lokalit dhe kanë diskutuar për pak minuta dhe më pas është qëlluar. I riu ka disa precedentë të mëparshëm penal. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



