Astrit Patozi me ironi: E paskam ditur gabim që këta të fortët e Rilindjes vetëm e shisnin, por edhe e thithkan
Kryetari i Partisë Bindja, Astrit Patozi e përcjell me ironi videon e publikuar sot ku kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla shihen duke konsumuar kokainë.

Patozi shkruan se deri më tani kishte kujtuar se të fortët e Rilindjes vetëm e shisnin drogën për të bërë lekë.
Reagimi i plotë:
E PASKAM DITUR GABIM…
Unë e dija se këta të fortët e RILINDJES, që merren me drogë, ua shisnin të tjerëve për të bërë lekë, por ata me sa duket e thithkan për vete gjysmën e kokainës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



