E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj i prerë: Taksën e heq vetëm kur Vuçiç të njohë Kosovën
Publik News

Haradinaj i prerë: Taksën e heq vetëm kur Vuçiç të njohë Kosovën

ftuar në emisionin “Open” në Top-Channel, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, zbuloi se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së zotin Grenell ku kanë diskutuar për disa çështje për Kosovën.

Grenell nuk ju takoi ju sot? Si e shpjegoni këtë?

‘Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin- tha Haradinaj.

Grenell ka dhënë një ultimatum për të hequr takën me Serbinë?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën,- vijoi Haradinaj.

Por Grenell ishte i qartë kur kërkoi heqjen e taksës?- e pyeti sërish Eni Vasili.

Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia nje Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën- tha Haradinaj. Për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova.

Debate të forta në Open në Top Channel po zhvillohen pas deklaratave të Baton Haxhiut që Edi Rama ka qenë pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Nuk di të ketë diçka të shkruar apo një qëndrim konkret që Edi Rama të jetë pro ndarjes. Shikoni tani ligjërimin që janë bërë një. Keni një qëndrim Ramush Haradinaj, Sali Berisha dhe Ilir Meta- tha Haxhiu.

Aty ndërhyri gazetari Babaramo i cili tha se vetëm 3 veta janë pro ndarjes.

‘Po vetëm ju 3 jeni po Baton. Je ti, Rama dhe Thaçi pro ndarjes- tha Babaramo.

‘Po unë nuk mund të rri këtu dhe të dëgjoj këtë djalin. Batoni ka qenë i involvuar brenda kësaj çështje. Ka takuar disa persona duke u thënë se kjo është ide e mirë. Si mundet me ardh ndarja e Kosovës në Parlament- tha Haradinaj.

‘Ma thoni një person ndërkombëtar që unë kam takuar dhe i kam thënë që ndarja e Kosovës është ide e mirë. Ti e di që e kam sjellë Ramën tek shtëpia jote. Kjo ide e ndarjes është një paaftësi  e qeverisë për të plotësuar kërkesat e ndërkombëtareve dhe gjen fajin tek gazetari- vijoi Baton Haxhiu.

Kjo vetëm gazetari nuk është. Nuk ka gazetari kur merr përdore një kryeministër edhe e çon tek stëpia e kryeministrit tjetër- tha Babaramo.

Haradinaj i ashpër me Ramën: Ka bërë një paturpësi

Haradinaj foli në Open në Top Channel për raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

U kërkoj falje popullit shqiptar. Padia e Ramës është një akt i turpshëm. Ai ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës- tha Haradinaj.

Po ju insitoni që ai ka qenë pro ndarjes sepse Rama nuk ka një qëndrim konkret- e pyeti Eni Vasili.

Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emission që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent.

Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe paftyrsi bëri padinë i cili është akt i turpshëm- tha Haradinaj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.