E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rike Roçi konfirmon lidhjen me Kristian Prengën dhe i bën urimin më romantik për ditëlindje
Publik News

Rike Roçi konfirmon lidhjen me Kristian Prengën dhe i bën urimin më romantik për ditëlindje

Ajo ka zgjedhur që lajmin ta konfirmojë në ditëlindjen e boksierit duke e uruar me fjalët më romantike.

Rike ka publikuar një foto ku shfaqet duke u përqafuar me të dhe aty nuk i kursen fjalët e ëmbla.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruan ish-banorja.

Kujtojmë se dyshja ka kohë që përflitet në media për një lidhje të mundshme, megjithatë asgjë nuk ishte konfirmuar. Ata kaluan bashkë Krishtlindjet dhe tani nuk kanë ndërmend të fshihen më.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.