E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzohet një aeroplan në Afganistan me 83 pasagjerë
Publik News

Rrëzohet një aeroplan në Afganistan me 83 pasagjerë

Aeroplani ishte nisur nga Herat në Kabul, dhe është rrëzuar për shkak të problemeve teknike, ka bërë të ditur një zyrtar lokal para gazetarëve.

Deri më tani nuk ka informacione për viktima, e sipas informacioneve jozyrtare në aeroplan ishin 83 persona. Por edhe pse më herët ishte raportuar që aeroplani i përket aviokompanisë afgane Ariana, zyrtarët e saj kanë mohuar një gjë të tillë.

Siç raporton Reuters, zëdhënësi i provincën Gazni ka bërë të ditur se aeroplani Boeing i përkiste një kompanie shtetërore, dhe se është rrëzuar rreth orës 13:10 sipas kohë lokale.

Vendi ku është rrëzuar aeroplani kontrollohet nga talebanët, kurse në vend të ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.