E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
80 vjet më parë, më 28 janar 1940, u hap salla e kino-teatrit Savoia, sot salla historike e Teatrit Kombëtar.
Publik News

80 vjet më parë, më 28 janar 1940, u hap salla e kino-teatrit Savoia, sot salla historike e Teatrit Kombëtar.

80 vjet më parë, më 28 janar 1940, u hap salla e kino-teatrit Savoia, sot salla historike e Teatrit Kombëtar.
Salla u ndërtua brenda një viti. Ndërtimi kishte filluar më 6 janar 1939. I gjithë kompleksi u përfundua në qershor 1942.

E para artiste që u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar, ishte pianistja italiane Annarosa Taddei (1918-2011). Ajo atëhere ishte fare e re, vetëm 22 vjeçe dhe e porsadiplomuar nga Konservatori Luigi Cherubini në Firenze. Ajo ishte bijë e një ushtaraku dhe ndoshta i ati ka qenë një ndër spektatorët e atij koncerti.

Skena e Teatrit Kombëtar ishte skena e parë e huaj, në të cilën ajo luajti dhe, siç e tregoi koha, i dha fat. Pas Luftës, Annarosa Taddei studioi në Akademinë Kombëtare Santa Cecilia në Romë, në drejtimin e kompozitorit dhe pianistit Alfredo Casella dhe u bë pianiste e famshme, që dha koncerte dhe regjistroi disqe me disa prej orkestrave më të famshme europiane në Romë, Vienë, Firence, Torino, Gëteborg, Helsinki, Helsingbor e deri në Hong Kong, Sidni e Tokio.

Pasi u tërhoq nga karriera si koncertiste, ajo u bë pedagoge e pianos në Romë dhe Peruxhia.

Më 2012 u krijua shoqata kulturore Annarosa Taddei, që organizon çdo vit një konkurs ndërkombëtar të pianos dhe jep çmimin me emrin e saj.

Fotoja e parë i përket koncertit në Teatrin Kombëtar, ndērsa e dyta është një portret kur ajo ishte në kulmin e karrierës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.