E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmendet qeveria / Rama si Enver Hoxha, do të ndalojë protestuesit të dalin jashtë shtetit
Sot

Çmendet qeveria / Rama si Enver Hoxha, do të ndalojë protestuesit të dalin jashtë shtetit

 

Në një hap që ngjall hijet e së kaluarës më të errët moniste të Shqipërisë, qeveria ka paralajmëruar masa represive që prekin drejtpërdrejt të drejtat themelore të njeriut.

Sipas raportimeve të fundit, brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste po shqyrtohet një propozim për t’i përfshirë qytetarët që kanë marrë pjesë në protestat e fundit në “lista të zeza” të sistemit TIMS. Qëllimi është t’u kufizohet lëvizja drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Diskutimi për këto sanksione administrative duket si një përpjekje e hapur për të frikësuar dhe për të gjunjëzuar zërin qytetar.

Përdorimi i sistemeve të kontrollit kufitar si mjet ndëshkimi politik ndaj atyre që ngrenë zërin kundër pushtetit të kujton metodat e izolimit të regjimit të Enver Hoxhës. Atëherë liria e lëvizjes dhe e drejta për të dalë jashtë shtetit vareshin nga miratimi politik i Partisë-Shtet.

Zyrtarët deklarojnë se masat do të synojnë vetëm individët që kryejnë akte dhune. Megjithatë, krijimi i listave administrative pa një vendim të formës së prerë nga gjykata përbën shkelje flagrante të parimeve të shtetit të së drejtës.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 38, përcakton qartë se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm me ligj dhe me procese të rregullta ligjore, jo me vullnete apo paketa politike të radhës.

Nxitimi për të hartuar “lista të zeza” dhe për të goditur lirinë e lëvizjes tregon një qasje autoritare. Ai tregon edhe dështimin e qeverisë për të trajtuar me dialog dhe transparencë shkaqet e vërteta të revoltës qytetare që ka përfshirë Tiranën./Kapitali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.