E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Humbi bashkëshortin dhe vajzën, Vanessa Bryant e shkatërruar
Publik News

Humbi bashkëshortin dhe vajzën, Vanessa Bryant e shkatërruar

Fatkeqësia u bë më e madhe, pasi u mësua se së bashku me të, udhëtonte edhe e bija 13-vjeçare Gianna, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë së bashku me 8 persona të tjerë.

Në mesin e atyre që ndërruan jetë ishte edhe John Altobelli, një trajner bejsbolli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa. Trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser ishte gjithashtu në helikopter.

Lajmi i hidhëroi të gjithë, por ajo që ka barrën më të madhe, është bashkëshortja e Kobe.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo u shkatërrua plotësisht kur mori vesh lajmin tragjik dhe gjendja e saj nuk është aspak e mirë.

Një burim ka treguar për “People”, se  Vanessa po përpiqet të qëndrojë e fortë për shkak të tre vajzave të saj, por nuk e ka aspak të lehtë.

“Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë dhe shkatërruese për Vanessa-n dhe gjithë familjen. Vanessa nuk i mban dot lotët dh nuk përfundon dot asnjë fjali pa qarë”, shprehet burimi.

Ai shton se ajo po përpiqet të behët e fortë për vajzat, por nuk po ja del dot, dhimbja i ka pushtuar shpirtin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.